Struktura e kompanis

NewDesignFurniture ka krijuar strukturën e vet punuese duke krijuar departamente të posaçme për fushat ndërlidhëse të kompanisë. Sektori i prodhimit me një kapacitet prodhues me mbi 40 punëtorë ka krijuar prej vitesh model të punës me pasion. Departamenti i dizajnit është një prej pjesëve krijuese në të cilën zhvillohen koncepte dhe modele të reja në aspektin kreativ. Departamenti i marketingut mbikëqyr procesin e lansimit të produkteve të reja dhe komunikon vlerën e produkteve te konsumatorët. Departamenti i financave koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare si dhe siguron rrjedhën e informatave të duhura. Departamenti i Burimeve Njerëzore përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor.